Suspendimi i përmbaruesit nga ana e Ministrisë se Drejtësisë, reagon avokatja Mulhaxha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendimi i përmbaruesit nga ana e Ministrisë se Drejtësisë, reagon avokatja Mulhaxha

    Insajderi
    07 December 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatja, Aurora Mulhaxha njëherish vajza e axhës së përmbaruesit privat të suspenduar e sheh vendimin e Ministrisë së Drejtësisë si të ngutshëm.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Mulhaxha ka shkruar se fillimisht është dashur të konsultohet ndonjë këshilltar ligjor e me pas të mirren veprime.

    “Ne vijim për çështjen ne fjale shprehi mendim personal dhe profesional. Mendoj se vendimi i Ministres se Drejtësisë, znj.Haxhiu për suspendimin e përmbaruesit Ilir Mulhaxha është vendim krejtësisht i ngutshëm. Fillimisht ka qenë dashur te konsultohet ndonjë këshilltar ligjor e me pas te mirrën veprime” – ka shkruar ajo.

    Tutje, ajo thotë se nga veprimet e ngutshme shtetit do t’i krijohen shpenzime të panevojshme.

    “Unë mendoj se Institucionet, duhet te shprehin maturi mediale, profesionale dhe jo të vendoset me shpejtësi dhe një anshmëri. Nuk mirret vendim veç pse ta lejon ligji, fillimisht te shqyrtohet çështja te behet interpretimi logjik dhe ligjor i dispozitave ligjore, sepse edhe laiket dijnë të lexojnë. Nga veprimet e ngutshme, dhe pa konsultim me këshilltar ligjor shtetit do t’i krijohen shpenzime te pa nevojshme” – shkruan Mulhaxha.

    Ndër tjerash, ajo ka shpjeguar se përmbaruesi privat nuk është Gjykatë. Teksa, ka rënditur edhe detyrat e përmbaruesit privat.

    Postimi i plotë:

    Eshte hera e par qe deklarohem apolitike, dhe me kenaqesi e shprehi qe nuk jam pjese e asnje partie politike.

    Ne vijim per ceshtjen ne fjale shprehi mendim personal dhe profesional.

    Mendoj se vendimi i Ministres se Drejtesis, znj.Haxhiu per suspendimin e permbaruesit Ilir Mulhaxha eshte vendim krejtesisht i ngutshem.

    Fillimisht ka qen dashur te konsultohet ndonje keshilltar ligjor e me pas te miren veprime.

    Roli i permbaruesit nuk eshte rol i ekspertit financiar, andaj ka qen dashur te hetohet se a ka seance te caktuar lidhur me ceshtjen ne fjale, a ka marreveshje mes paleve, ne cilen faze te procedures eshte ceshtja, a ka qen roli vendimares i permbaruesit ne at faze, cka konsiderohet shkelje, a eshte kerku nga Gjykata perjashtimi permbaruesit, a ka gjet baze Gjykata per perjashtim,pasi qe ne te kunderten vendimi nga Ministria do ishte nderhyrje ndaj vendimit te Gjykates.

    Une mendoj se Institutcionet, duhet te shprehin maturi mediale, profesionale dhe jo te vendoset me shpejtesi dhe nje anshmeri.

    Nuk miret vendim veq pse ta lejon ligji, fillimisht te shqyrtohet ceshtja te behet interpretimi logjik dhe ligjor i dispozitave ligjore, sepse edhe laiket dijn te lexojne.

    Nga veprimet e ngutshtme, dhe pa konsultim me keshilltar ligjor shtetit do ti krijohen shpenzime te pa nevojshme.

    Permbaruesi nuk eshte Gjykat, vetem i permbaron vendimet Gjyqsore dhe se nuk eshte fjala e fundit e nje ceshtjeje.

    Ujdia gjyqësore, aktpajtimi e lidhur në procedurën administrative, marrëveshja përmbaruese e arbitrazhit, marrëveshja e lidhur ne procedurën e ndërmjetësimit apo marrëveshja e lidhur ne procedurë tjetër është e përmbarueshme në qoftë se kredia të cilën duhet përmbushur sipas saj është bërë e arritshme.

    Neni 341

    Detyrat e përmbaruesit privat

    1. Përmbaruesi privat në procedurën e caktimit dhe të zbatimit të përmbarimit, në pajtim me dispozitat dhe kufizimet e parapara me këtë ligj:

    1.1. nxjerrë urdhër për përmbarim dhe zbaton përmbarimin në pajtim me autorizimet e tij;

    1.2. pranon dhe vepron sipas propozimeve për përmbarim të kërkesave dhe të propozimeve për zbatim të përmbarimit të kërkesave dhe cakton mënyrën e përmbarimit nëse kreditori nuk e ka caktuar në propozim;

    1.3. të dorëzojë urdhra, akte, dhe shkresa;

    1.4. Të identifikojë palët dhe pjesëmarrësit në procedurën përmbarimore;

    1.5. të mbledh të dhëna për gjendjen pasurore të debitorit;

    1.6. të nxjerr konkluzione, përpilojë procesverbale, kërkesa dhe të dhëna tjera zyrtare në pajtim me autorizimet e parashikuara me këtë ligj;

    1.7. të kryejë regjistrimin, vlerësimin e pronës, sekuestrimin dhe shitjen e pasurisë së luajtshme dhe të drejtave mbi pasurinë e paluajtshme;

    1.8. të pranojë dhe ruajë pasurinë e regjistruar dhe të siguruar të debitorit, urdhërojë transferin e pronësisë dhe kryejë ndarjen e pasurisë dhe mjetet tjera monetare të realizuara me shitjen e pasurisë;

    1.9. të kryejë zhvendosjen dhe veprimet tjera përmbarimore për qëllime të përmbarimit në pajtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore;

    1.10. sipas kërkesës së debitorit apo kreditorit, përmbaruesi privat ndërmjetëson ndërmjet tyre për qëllime të arritjes së marrëveshjes;

    1.11. të pranoj dhe transferoj mjete monetare në pajtim me këtë ligj;

    1.12. të mbajë evidence të rasteve në të cilat ai vepron në pajtim me formën e përcaktuar nga Ministri;

    1.13. të ndërmarrë veprime të tjera siç parashikohet me këtë ligj te nxjerra ne zbatim te këtij ligji.

    Nuk sherohet populli se kinse po e tregoni veten!

    Cdo dite njollosje, eshte fyerje profesionale te shohesh padrejtesi, padrejtesi qoft nga dija apo mos dija.

    Jem familjarisht dhe profesionalisht krenar me ty dhe punen tende Ilir!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark