Përmes një konferencë për media, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku ka thënë se është suspenduar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.
Ky vendim është marrë në mbledhjen konstituivë të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, të emëruar nga Qeveria e Kosovës.
Gexha njoftoi se me shumica vota, Bujar Kaquri është zgjedhur ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.