×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet nga puna edhe një punëtor i “Trepçës”

    Insajderi
    28 August 2024 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtori me iniciale Y.S është larguar përkohësisht nga puna në Trepçë me vendim të Kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike.

    Sipas njoftimit, i njëjti ka bërë shkelje të detyrave të punës.

    “Njoftim Me datën 28.8.2024 z. Y.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4727 të datës 28.8.2024. Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e Trepçës./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark