Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar nga puna gjyqtarin që ishte subjekt i hetimit në rastin e vrasjes së Triumf Rizës. Gjyqtari i suspenduar ka lënë të lirë, të akuzuarin Enver Sekiraqa.
“Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KGJK’së.
Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar.