Suspendohet nga puna pasi kritikoi kuvendarët për harxhimet, flet Amir Hoxha për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Suspendohet nga puna pasi kritikoi kuvendarët për harxhimet, flet Amir Hoxha për Insajderin

    Insajderi
    05 February 2022 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari policor, Amir Hoxha është suspenduar nga puna përkohësisht në një periudhë prej tre ditësh. Kjo për shkak të një reagimi në rrjetin social në facebook, ku shprehu pakënaqësitë rreth mospagesës së shujtave për policët. 

    Ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se suspendimi i tij vjen me pretekstin se ka kryer vepër penale, apo shkelje diciplinore.

    “Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje pakënaqësie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale”, ka thënë ai.

    Ndërkaq në lidhje me suspendimin e tij ka për Insajderin ka folur vetë polici Hoxha i cili e konsideron të padrejtë e privim të lirisë së shprehjes suspendimin e tij.

    “Se kam të drejtë me shpreh mendimin tim të lirë. Perderisa kushtetuta ma lejon.Ska kush që ma ndalon të drejtën e fjalës”, tha Hoxha për Insajderin.

    Gjithashtu ai thotë se nuk e konsideron si shkelje aspak veprimin e tij, pasi sipas tij në punën që ai bën duhet të lejohet shkrimi mbi të vërtetën.

    “Jo, puna sma ndalon me shpreh diçka qe është reale. Padin e kompenzimit e kam në gjykatë”, shtoi ndër të tjera ai.

    Ndër të tjera ai tha se rekomandimin për suspendimin e tij e kishte nga kolonel Fahredin Verbovci, drejtor i regjionit të Prishtinës

    Postimi i plotë në facebook:

    Postimi i cili qoi në suspendim policin:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark