×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla akuzonte Thaçin se po i merr leje Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin – vet nuk po tregon si po e viziton kaq shpesh

    Insajderi
    29 July 2024 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sa ishte në opozitë, Xhelal Sveçla akuzonte presidentin, Hashim Thaçi për vizitat e tij në Ujman. Thoshte se ka bërë marrëveshje me Vuçiqin për ta vizituar, pra i kërkonte leje atij. Tash, si ministër i Punëve të Brendshme vizitat në këtë anë po i ka të shpeshta, nuk po tregon se kujt po i merr leje.

    Sot, Xhelal Sveçla si ministër nuk po tregon nëse i ka marrë leje Vuçiq për vizitat e tij, por krekoset teksa flet për “shtrirje të sovraniteti”.

    Ndërkohë, kur presidenti Thaçi vizitonte Ujmanin, Sveçla si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje thoshte “Hashim Thaçi edhe dje tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovës si dhe policinë e saj”.

    Policinë e saj? Një polici që sot po punon me orare të zgjatuara, për ta ruajtur nga Ura Ujmanin, me urdhër të Sveçlës.

    “S’do mend se qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën massive të qytetarëve kundër tij. Këtë ekskursion atje ka mund ta realizojë përmes dy skenarëve. -të bëjë marrëveshje me Vuciqin duke i marrë leje atij; -të rrezikojë jetën e policëve të Kosovës vetëm për t’i siguruar vetës këtë cirk”, shkruante ai në vitin 2018.

    Ai përmendte edhe rastin e policit Enver Zymberi, duke thënë se Thaçit nuk i bëhej gjë të sakrifikonte të  tjerët për interesa të tij.

    “Se Hashimi nuk e ka për gjë që të sakrifikojë të tjerët për interesa të tij, e kemi pa edhe me vrajsen e policit Enver ZYmberi. E sa për shëtitjen në të njëjtën kohë me atë të mbajtjes së protestës, kjo batute është hargjuar, e kemi parë edhe me 10 shkurt 2007 kur shëtitej me helikopter Gjarpnit i ka ardhë fundi”, thoshte Sveçla.  

    Theksojmë se gjatë sulmit terrorist në Banjskë, në detyrë ra edhe rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark