Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të dielë ka zgjedhur të merret me sport. Ai bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kanë lundruar në Liqenin e Ujmanit.
Këtë sport, minsitri e ka bërë duke përdorur platformën e villës së sekuestruar të Milan Radojçiq.
Sveçla u shprehë se vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë.
“Me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kaluam këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.
Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë.
Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin”, ka thënë Sveçla.