Zyrtari i LDK’së, Berat Rukiqi ka komentuar vizitën e ministrit të Brendshem, Xhelal Sveçla në Trepçë.
Rukiqi përmes një postimi në Facebook, në të cilën publikon një video të Sveçlës duke ‘argumentuar’ me minatorët e Trepçës thotë se ndërhyrja e ministrave në punën operative të një ndërmarrje publike është vepër penale.
“Çka lyp ministri i brendshem ne Trepçe, ne nje ndermarrje publike? Kjo pamje e Sveçles, per nje moment ma kujtoj nje dokumentar per Chernobylin. Sveçla i enderron kompetencat e ministrave te brendshem te kohes se bllokut sovietik dhe te “Politbyrose”. Nderhyrja e ministrave ne punen operative te nje ndermarrje publike, eshte veper penale”, shkroi Rukiqi.