Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media është pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri.
Ai tha se bindja e tij personale është që Policia ka kapacitete për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve.
“Unë mund t’iu tregoj përshtypjet dhe bindjen time personale. Unë jam i bindur që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të garantojë të gjitha proceset demokratike në Republikë ne Kosovës. Për më shumë, normalisht që janë institucionet përgjegjëse që marrin vendimet, është presidentja e Kosovës, KQZ… Për sa më takon mua, PK po dëshmohet si një polici e aftë për të kryer detyrat e saj ligjore. Ndërkohë ne po presim planin e KQZ-së lidhur me aktivitetet e parapara që ky proces të vejë mbarë. Në bazë të këtij plani pastaj PK bën vlerësimet e nevojshme dhe rekomandimet për institucionet politike vendimmarrëse e cila përfundon me vendimin e presidentes Osmani”, tha ai.