Sveçla i quan “budallallëqe” pyetjet e gazetares për punësimin e motrës, reagon AGK-ja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla i quan “budallallëqe” pyetjet e gazetares për punësimin e motrës, reagon AGK-ja

    Insajderi
    15 April 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sveçla i quan “budallallëqe” pyetjet e gazetares për punësimin e motrës, reagon AGK-ja Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar Ministrit të punëve të Brendëshme, Xhelal Sveçla, ku ky i fundit i quajti “budallallëqe” pyetjet e gazetares Besarta Hoti, të portalit “Periskopi”.

    Këtë reagim, Sveçla e bëri pasi që u pyet për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, lajm për të cilin Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht para pak jave.

    “Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste”- shkruan AGK.

    AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës.

    Reagimi i plotë i AGK-së:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark