×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla i VV’së denoncon kontratën e negociuar të “Prishtina Parking”

    Insajderi
    18 August 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin komunal të Prishtinës, Gëzim Sveqla ka denoncuar përmes një postimi në facebook kontratën e negociuar të “Prishtina Parking”, shkruan Insajderi.

    Ai ka shkruar se janë shpenzuar 750.000€ nga Ndërmarrja Publike Komunale “Prishtina Parking” për një aplikacion.

    Sveqla thotë se sipas çmimeve të tregut thuhet se e ka vlerën shumëfish më të ulët.

    “Po vazhdon shpërdorimi dhe keqmenaxhimi i pasurisë publike në Prishtinë. 750.000€ janë shpenzuar nga Ndërmarrja Publike Komunale “Prishtina Parking” për një aplikacion që sipas çmimeve të tregut thuhet se e ka vlerën shumëfish më të ulët”, ka shkruar Sveqla në facebook.

    Asamblisti i VV-së ka kërkuar që të bëhet hetim ndaj kësaj kontrate të dyshimtë.

    “I bëjmë thirrje personave përgjegjës të Komunës së Prishtinës të ftojnë organet kompetente, Krimet Ekonomike, për ta hetuar këtë kontratë të dyshimtë”, shtoi Sveqla.

    I njëjti në një postim tjetër ka treguar se kontrata e “Prishtina Parking”, sipas tij është e paligjshme.

    Kjo pasi në kontratë janë të përfshira kompetenca të Policisë së Kosovës.

    “Kontrata e “Prishtina Parking” me një operator ekonomik, për ofrimin e disa shërbimeve është e paligjshme. Në kontratë janë të përfshira kompetenca që janë ekskluzivitet i Policisë së Kosovës. Andaj, kjo kontratë duhet anuluar.”, ka shkruar ai në facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark