Sveçla: Kemi të dhëna se ish – policët e Kosovës u përfshin në ngjarjet e djeshme në Veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sveçla: Kemi të dhëna se ish – policët e Kosovës u përfshin në ngjarjet e djeshme në Veri

    Insajderi
    07 December 2022 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Serbia. Sipas tij, me këto sulme po mundohen ta pamundësojnë mbajtën e zgjedhjeve në komunat veriore, raporton Ekonomia Online.

    Në një konferencë për media, Sveçla tha se të dhënat e para tregojnë se një pjesë e “kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”.

    “Bandat kriminale kanë penguar një prej proceseve më të rëndësishme, demokratike në një vend demokratik, përmes metodave terroriste. Këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia dëshmuan edhe një herë se janë kundër të drejtës fundamentale të qytetarëve të ëktyre komunave për vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokalë. Gjatë ëktij sulmi janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri, këtë rast policia në bashkëpunim me prokrurorinë speciale e ka cilësuar si Sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në veprat terroriste, kryrje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve. Policia dhe Prokuroria Speciale janë duke u angazhuar në maksimum që të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrorist ndaj institucioneve tona të sillen para drejtësisë. Kemi të dhënat e para të mbledhura nga terreni, nga policia e rendit dhe inteligjenca, e cila thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark