Sveçla: Ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Lune - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla: Ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Lune

    Insajderi
    15 June 2023 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka folur në lidhje me rastin e kindapimit të policëve të Kosovës.

    Ai ka thënë se ky akt është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Lune.

    “Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llume. Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele e cila me vite e dekada është duke vepruar njëjtë”, është shprehur ai.

    Tutje Sveçla për protestat në veri të vendit ka thënë se grupet e maskuara paturpsisht kanë sulmuar KFOR-in, policët dhe mediat.

    “Si pasojë e këtyre sulmeve një numër i konsiderushëm i policëve kanë mbetur të lënduar protestat nuk kanë qenë nga qytetarët por nga grupe kriminale të organizuara nga Serbia”.

    Mes tjerash ai ka bërë thirrje për faktorët ndërkombtarë që të dënohet ky akt.

    “Ky akt duhet të dënohet nga faktori ndërkombtarë, bëjm thirrje urgjente për lirimin e policëve dhe kthimin në vendin e tyre”.

    Tutje Sveçla ka thënë se nuk do të ndalen në kërkim të rendit të ligjit dhe një ambienti të qetë e të sigurt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark