Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është mburrur me punën e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave.
Sveçla me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas”, shkruan Insajderi.
“Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”, ka thënë Sveçla.
“Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, përfundon shkrimi i tij. /Insajderi.org/