
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, u pa sot duke dëmtuar mikrofonin në objektin e Kuvendit Komunal të kryeqytetit.
Sveçla tha se ky veprim nuk kishte të bënte me votimin e buxhetit, por ishte një “aksion simbolik” dhe jo vandalizëm.
Ai shpjegoi se veprimi i tij kishte për qëllim protestën ndaj vendimeve që, sipas tij, ishin të dëmshme për kryeqytetin.
“Ky incident nuk ka të bëjë me miratimin e buxhetit, por me defunkcionalizimin e mikrofonit, i cili u rregullua shpejt. Nuk është vandalizëm, por një aksion politik për shkak të vendimeve të dëmshme që po merreshin për Prishtinën,” tha ai.
Sveçla kërkoi falje për sjelljen e tij, por shtoi se nuk mund të lejonte që vendimet të dëmtonin qytetin.
Veprimi i tij ka nxitur reagime të shumta.
Komuna e Prishtinës dënoi ashpër dhe me indinjatë të thellë sjelljen e asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili sipas tyre vandalizoi sallën e Kuvendit Komunal, duke përdhosur institucionin dhe duke sfiduar parimet bazë të demokracisë.