"Sveçla nuk është më" - Limaj kërkon përgjegjësi nga drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sveçla nuk është më” – Limaj kërkon përgjegjësi nga drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut

    Insajderi
    09 July 2025 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, duke kërkuar përgjegjësi publike nga institucionet e sigurisë.

    Limaj ka theksuar se Qeveria Kurti ndodhet në detyrë, ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sipas tij, “nuk është më në detyrë të plotë”. Për këtë, Limaj i ka bërë thirrje drejtpërdrejt udhëheqësve të Policisë së Kosovës që të japin llogari për këtë rast tragjik.

    “E kam fjalën për organet drejtuese e komanduese të Policisë së Kosovës. Duhet të jepet përgjegjësi,” është shprehur Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark