×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Pas njoftimit se janë larguar ekstremistët e maskuar, hapëm pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

    Insajderi
    07 September 2024 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për hapjen e të gjitha pikave kufitare në kufi me Serbinë.

    SHIH EDHE:

    Sveçla, me anë të një postimi në ‘Facebook’, tha se kjo ndodhi pasi që u njoftuan se janë larguar bllokadat e krijuara nga “ekstremistë të maskuar”, shkruan Insajderi.

    Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak”, ka shkruar Sveçla.

    Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark