Sveçla përgëzon aksionin Antidrogë: Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla përgëzon aksionin Antidrogë: Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug

    Insajderi
    07 April 2024 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla ka lavdëruar Policinë e Kosovës për kapjen e 10 kilogramëve të heroinës përmes një aksioni taktik të Njësisë Antidrogë. Sasia e konfiskuar kap vlerën 200 deri 250 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Ai ka shkruar se Kosova nuk është zonë sigurie për kriminelët dhe ilegalitetin duke shtaruar se i kanë shpallur luftë.

    “Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro. Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi”, ka shkruar Sveçla në facebook.

    Tutje, ai thotë se Kosova po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark