Sveçla qeshet me arrogancë kur pyetet nëse do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla qeshet me arrogancë kur pyetet nëse do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

    Insajderi
    09 July 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pyetur lidhur me rastin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që “u vra nga pakujdesia” gjatë momentit të arrestimit në Lipjan në orët e para të së hënës.

    Sveçla ka thënë se është deklaruar kur është pyetur për rastin e Zejnullahut, ndërkaq ka qeshur me arrogancë përkrah truprojave të tij kur është pyetur për dorëheqje, shkruan Insajderi.

    Kohëve të fundit ka pasur thirrje të shumta për dorëheqje morale nga akterët politikë përgjegjës për institucionin e Policisë.

    Sido që të jetë, as kryeministri në detyrë e as ministri aktual i Policisë s’duket se kanë ndërmend ta shkarkojnë ndokë ose të dorëhiqen. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark