Sveçla shfaqet nën shoqërimin e Martin Berishajt në një takim zyrtar në Kroaci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla shfaqet nën shoqërimin e Martin Berishajt në një takim zyrtar në Kroaci

    Insajderi
    18 June 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka takuar homologun e tij kroat, Davor Bozhinoviq. Sveçla është parë nën shoqërimin e Martin Berishajt, i cili qe një kohë të gjatë s’është parë në publik me figurat e pushtetit.

    Sveçla ka shpërndarë detaje të takimit në ‘Facebook’, pa përmendur se në takim ishte edhe Berishaj, i përfolur për shitblerje të energjisë elektrike.

    Në këtë takim diskutuam për situatën e sigurisë për vendet tona, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

    Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë, të bazuara në qëllime të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark