Sveçla tregon 'sakrificën' e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime

    Insajderi
    12 June 2025 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e saj, Albin Kurtin, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën e të tjerë.

    Sveçla ka rrëfyer një pjesë nga koha kur takoheshin në banesën e Kurtit dhe e quan sakrificë.

    “U përmend që 20 metra ma tutje ka qenë zyrja e parë e Vetëvendosjes. Por në të njëjtën ndërtesë, në katin e katërt ka qenë banesa e Albinit dhe shumë prej diskutimieve tona kanë ndodhë në atë banesë”.

    “Shumë prej diskutimeve kanë ndodhë në atë banesë. Edhe po du me ju tregu një sakrificë të vetë Albinit, i cili vetë joduhanxhi, mos të them anti-duhanxhi, duronte me orë të tana derisa na pinim duhan një mas një, në qat’ dhomën ku majshim takime”.

    “Më kujtohet, kur vendosëm që me i lanë takimet pa duhan, atëherë Hyseni kërkoi me bë pauza çdo 45 minuta, e na prej debatit të nxehtë i lejshim këto pauza çdo tri orë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark