Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, doli sot në një konferencë për media së bashku me Drejtorin e Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha për të folur në lidhje me armatimin e sekuestruar nga Policia e Kosovës, mbrëmë në veri.
Por, krahas kësaj, gazetarët e pyeten ministrin Sveçla nëse e ka dëgjuar këngën kushtuar atij.
“Ministër a e ke dëgjë këngën kushtuar juve, që po qarkullon këto ditë”, u pyet ministri nga gazetarët.
Ministri Sveçla tha se e ka dëgjuar, derisa shtoi se nuk e njeh autorin e as zhanrin.
“Shifni, e kam dëgju, ma kanë dërgu. Por unë nuk besoj se kjo këngë, është ajo me të cilen unë duhet të mirrëm në një kohë kur Policia e Kosovës po ballafaqohet me kërrcënime për sulme terroriste. Unë nuk e njoh autorin, nuk e njoh fort mirë as at zhandërr. Por fokusi jonë duhet të jetë në një koordinim sa ma të mirë, që ta mbrojmë Republikën.” – ka thënë Sveçla.
Të mërkurën, këngëtari LOCH ka publikuar këngën e re me titull “Xhelal Sveçla”.