Sveçla viziton pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk: Policët me motiv të lartë për rend e siguri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sveçla viziton pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk: Policët me motiv të lartë për rend e siguri

    Insajderi
    19 November 2022 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, së bashku me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës, kanë vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

    Sveçla ka shkruar se nga kjo vizitë ka parë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    ”Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark