Sveçla zbulon identitetin e serbit të arrestuar në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sveçla zbulon identitetin e serbit të arrestuar në Veri

    Insajderi
    13 June 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se serbi i arrestuar në veri është Milun Milenkovic – Llune për të cilin thotë se është pjesë e Mbrojtjes Civile.

    Ministri bëri të ditur se i arrestuar është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

    Postimi i plotë:

    Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

    Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.
    Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë.

    Republika nuk do të zmbrapset.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark