"Swiss Lab" e "Dibuna Lab"- Këta janë pronarët e dy laboratoreve të cilët u arrestuan në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Swiss Lab” e “Dibuna Lab”- Këta janë pronarët e dy laboratoreve të cilët u arrestuan në Fushë Kosovë

    Insajderi
    07 May 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit e Krimeve Ekonomike kanë identifikuar një veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe farmaceutike që zhvillohej në dy laboratorë në Fushë Kosovë, të cilët operonin pa staf të licencuar dhe me dokumente të falsifikuara.

    Sinjali raporton se të arrestuarit lidhur me këtë rast janë: Fidaim Shalaku, pronar i ‘Dibuna Lab’ dhe Bekim Gashi, pronar i ‘Swiss Lab’.

    Sipas hetimeve, këta laboratorë lëshonin analiza biokimike duke përdorur licencën e dyshimtë të biokimistesSlavica Rishtiq, 74 vjeçare, për të cilën dyshohet se është fiktive.

    LEXO EDHE:

    Gjatë hetimeve janë aplikuar masa të posaçme hetimore, përfshirë simulimin e blerjes së shërbimeve, përmes së cilës janë siguruar raporte biokimike me vulën e biokimistes Rishtiq.

    Në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor, të cilët kanë konstatuar shkelje të rënda dhe kanë urdhëruar mbylljen e të dy laboratorëve.

    Sekuestrohen prova: shtëpiza kompjuteri, telefona celular, vula e biokimistes, raporte të analizave të pacientëve

    Të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark