Syla: Energjetika është njëra prej pikave që ka tregu që Albin Kurti nuk ka lidhje me politikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Syla: Energjetika është njëra prej pikave që ka tregu që Albin Kurti nuk ka lidhje me politikë

    Insajderi
    20 February 2022 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka komentuar qasjen e Qeverisë Kurti me krizën e energjisë elektrike.

    Syla i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi është shprehur se kjo çështje ka treguar se Kurti sipas tij nuk ka lidhje me politikë.

    “Energjetika është njëra prej pikave që ka tregu që Albin Kurti nuk ka lidhje me politikë e sidomos me energji, një qeveria e cila ka proklamu që do ta ngijë Kosovën me kifle dhe shuajta qumështi, fund përfundojë  duke thënë nalni joystickat dhe playstaion dmth, paskem pas playstation, pra s’kokmi kanë qata të kifleve e tu prit me taza në dorë se do të na mush dikush apo qeveria tazat e fmive tonë me qumësht, por kur e zgjidhim problemin në energjetike, e zgjidhim si me qenë një supermagnatie i energjetikës së vet”, është shprehur ai.

    Sipas analistit Syla, me vendimin e ri të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Prishtina do të paguajë më shtrenjtë s e Parisi e Helsinki.

    “…me vendimin e ZRrE-së që është marrë deri për vitin e ardhshëm çmimi që Prishtina do ta paguaj në kuptimin, si sistem energjetike është veç është 3 cent më i shtrenjtë se Parisi e Helsinki me çmimet e 2021 natyrisht që një familje që harxhon nën 800 kËh nuk do ta paguajë këtë çmim por indirekt në taksat dhe subvencionet e Kosovës do ta paguaj dhe ata që harxhojnë mbi 800 kËh në muaj ata do të paguajnë pra pak më shtrenjtë se në Paris e Helsinki apo me çmimet mesatare që i ka BE-ja, ata i kanë rrogat 5-6 herë më të mëdhaja se ne, problemi këtu është që ka edhe jo barazi në mendim sepse në momentin kur jepum pare publike, atëherë ato duhet të ndahen mbi pa parimin e njëjtë të barabartë me secilin konsumator, banorë apo qytetar e këtu nuk është e njëjta sepse 50% e konsumatorëve  e harxhojnë më shumë, me rregullat e tregut të lirë është dashtë me pagu më lirë tek ne paguajnë më shtrenjtë dhe e mbulojnë edhe bizneset edhe familjet që janë më të varfëra plus”, ka thënë ai.

    Syla shprehet se me këtë vendim po ju bëhet pa drejtësi e madhe qytetarëve të cilët sipas tij do të pagujnë edhe për biznese të ndryshme.

    “… i mbulojnë edhe me subvencione me taksat  e tyre, pa e llogaritë këtu edhe Veriun që e kanë totalisht pa pare, por pse dikush që është konsumator më i madh i energjisë të paguaj shembull për frigoriferët e ETC-se,  i cili është veç një tregtar nuk është prodhues, ku qenkan ata të kifleve e qumështit  sot që sot që pe shtinë gjysmën e popullatës me pagu për frigoriferët e ETC-së apo cka po di unë, furrat e ndonjë piceri me rrymë. Ku është logjika e barazisë këtu edhe qysh kjo bëhet me pare të tatimpagueseve unë mendoj që kjo është shkelje kushtetuese dhe opozita sigurisht do ta përdorë sepse kur japim pare të shtetit, të buxhetit të Kosovës nga taksat tona ato duhet të jenë si për mua si për një biznes, si për një klasë tjetër apo të varfër, të pasur pra aty më nuk ka dallim sepse kështu e thotë Kushtetuta e Kosovës”, thotë Syla.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Tepër shtrenjtë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark