Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është dërguar në mbajtje për 48 orë. I njëjti institucion njoftoi se ka marrë masat duke dërguar kryetarin e FFK-së në mbajtje.
Në lidhje me këtë, ka reaguar gazetari kosovar, Valon Syla. Ai ka shkruar se ka një këshillë për gazetarët e sportit të cilët i ka blerë Agim Ademi.
Ai tha se Ademi nuk po mbahet për 48 orë, por, është arrestuar.
“Për gazetarët e sportit që i ka ble Agim Ademi e kam një këshillë. Ai nuk po mbahet per 48 orë, qysh po raportoni. Por ai shkurt e shqip është arrestu. A po ju vjen rond me thonë a? Edhe mbas krejt kësaj hala po e mbroni, këtë kriminel të stër dyshimtë a?”, ka shkruar Syla në facebook.
Postimi i plotë:
Për gazetarët e sportit që i ka ble Agim Ademi e kam një këshillë. Ai nuk po mbahet per 48 orë, qysh po raportoni. Por ai shkurt e shqip është arrestu.
A po ju vjen rond me thonë a?
Edhe mbas krejt kësaj hala po e mbroni, këtë kriminel të stër dyshimtë a?
Marrja juaj po shihet prej aeroplanit. Mosni se u bëtë horë e po na e boni horë edhe futbollin kosovar.