Syla i AAK-së e quan matrapaz Prindon Sadriun e Vjosa Osamnit: Ka mbi 50 mijë euro të kursyera, edhe 300 euro po mundi ia merr shteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Syla i AAK-së e quan matrapaz Prindon Sadriun e Vjosa Osamnit: Ka mbi 50 mijë euro të kursyera, edhe 300 euro po mundi ia merr shteti

    Insajderi
    06 December 2021 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka komentuar kërkesën e Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu për rimbursimin e 396 eurove, që i shkuan për trajtimin nga Covid-19.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Sadriun duke thënë se ka mbi 50 mijë euro të kursyera, por nuk heziton të marrë edhe 300 nga shteti.

    “E burri i Presidentës që thuhet se i ka mbi 50 mijë euro të kursyera, edhe 300 euro po mundi ia merr shtetit. Këta janë njerëzit që flisnin për gjakderdhje financiare”, është shprehur ai.

    “Kur bëhet fjalë se sa i kushton shtetit një zyrtar, ose thënë më mirë një zyrtar matrapaz, del figura qesharake e Prindon Sadriut, burrit të presidentes Vjosa Osmani”, shkruan Syla.

    Ai ka treguar edhe për një rast personal, ku edhe pse ka shpenzuar nuk ka kërkuar para mbrapsht.

    “Sa kam qenë këshilltar i Kryeministrit Haradinaj dhe Drejtor i Zyrës për Kategoritë e Luftës, për dy vjet, jashta pagës i kam harxhuar vetëm 80 euro, dhe atë për qëndrim në Tiranë, në përgatitje të akademisë përkujtimore për heronjt Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj që mbahej atje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark