Syla: Këta s’dinë as në tepih me ec, ndërkombëtarët po qeshin me neve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Këta s’dinë as në tepih me ec, ndërkombëtarët po qeshin me neve

    Insajderi
    14 March 2022 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka kritikuar edhe një herë qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, është dashur të shkarkohej.

    Syla duke folur në Pressing thotë se ndërkombëtarët po qeshin me udhëheqësit aktual të vendit tonë.

    “Kjo qeveri lidhje me kry s’ka”, thotë Syla.

    “Domethënë këta janë amatera”, shton ai.

    “Me shërbime të huaja me krejt monitorët ndërkombëtar çka i kemi, diqën tu kesh me neve, çfarë qeverie kemi”, thotë Syla.

    Ai kritikoi Gërvallën lidhur me pritjen në Prishtinë të Annalena Baerbock, Ministre e Jashtme e Gjermanisë.

    “Po ti a e pe, a e pe Gërvallën kah ecke midis tepihut kështu ….ke tu ma qit anash (kryediplomaten gjermane). S’din as me ecë në tephih, s’din as në tepih me ecë”, tha Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark