
Gazetari, Valon Syla, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në largim, Albin Kurti, pas dështimit të 26-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka shkruar se Kurti ka “doza të theksuara të asaj që quhet autizëm politik”, duke aluduar në një sjellje të izoluar dhe refuzuese ndaj mendimeve ndryshe dhe kritikave.
“Shpesh e kam përmend se Albin Kurti ka doza të theksuara të asaj që quhet ‘Autizëm Politik’. Ose thjesht, Albin Kurtin mund ta konsiderojmë si një ‘Autik Politik’ tipik,” shkroi Syla.
Ai u shpreh se një bllokadë parlamentare e përkohshme mund të jetë pjesë e demokracisë, por kur përsëritet 26 herë, atëherë sipas tij, bëhet fjalë për një sjellje politike të dëmshme e të mbyllur.
“Kjo mas miri vërehet kur vinë mbi 26 seanca të konstituimit të Parlamentit dhe ajo në fund nuk bëhet dhe deshton pershkak të pikëveshtrimeve të tij ‘autistike’ qe nuk pranojnë, divergjenca, llojshmëri dhe opinion kritik nga palet dhe publiku’,” shkroi tutje ai.
Syla ka sqaruar se termi “autizëm politik” është përdorur në mënyrë figurative për të përshkruar një sjellje të shkëputur nga realiteti politik dhe qytetar, duke sqaruar se nuk ka për qëllim të ofendojë gjendjen mjekësore të autizmit./Insajderi