
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Skenderaj. Me arritjen e Kurtit në ambientet ku pritej të mbahej tubimi elektoral, ka pasur tensione mes simpatizantëve të PDK’së dhe VV’së.
Si pasojë, është dashur të intervenojë edhe Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar Gazetari Valon Syla, i cili ka publikuar një fotografi të kryeministrit Kurti për të cilën thotë se kishte veshur pancir antiplumb në Drenicë.
“Albin Kurti paska shku me pancir antiplumb e Dejona paska fol si komandant. Drenicës ja keni ndalu edhe FSK’n për ndihmë për vërshime, ja keni ndalu edhe parat publike e buxhetin dhe e keni ofenduar me emra sikur janë nga “Kraleva”, vendin që ishte dhe është qendra e rezistencës. Tash pritne… por një Kryeministër qe me lotsjellës del prej Drenice, veç i Kosovës nuk është”, ka shkruar Syla në Facebook.