×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla pas arratisjes së të dënuarit për vrasjen e Ivanoviqit: O Albin Kurti qysh ju iku edhe një vrasës nga burgu, dorëheqja s’mjafton

    Insajderi
    09 July 2024 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka reaguar për arratisjen e vrasësit Marko Roshiq, duke kërkuar përgjegjësi nga Qeveria Kurti.

    Në një postim në Facebook, Syla ka pasur një reagim të ashpër për zhvillimin e sotëm në lidhje me arratisjen e Roshiq.

    Ai ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ikjen e të dënuarit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

    “O Albin Kurti edhe nje kriminel ju iku a? A jeni more ksajde ju. A jeni në punë se ju ka hi uji në tona anët… Qysh iku tash Marko Rošic nga burgu, njeriu i denuar per vrasjen e Ivanovicit. A qaq jeni te kapun prej Serbisë qe as atentatoret nga strukturat sekrete e kriminale serbe sun po i mani në burg. Apo e leshuat si Radoicicin? Shpejt dikush te jap përgjegjësi?”, ka shkruar Syla.

    “Dorëheqje dhe denime per krejt ata qe e prunen Shtetin e Kosovës ne kete gjendje qe as me i mbajt ne burg njerzit spo mundet, se lere mo me i shti kriminelet e vrasesit e ri. Pthu bre Zoti ju marroft. Por keni me pagu në zgjedhje. Ju jeni marria kombtare”, është shprehur tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark