Syla pas sulmit ndaj Berishës: S'ia kemi pas borxh edhe këtë budallak, sot u dashtë mu përbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla pas sulmit ndaj Berishës: S’ia kemi pas borxh edhe këtë budallak, sot u dashtë mu përbi

    Insajderi
    06 December 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj sulmit që iu bë sot Sali Berishës nga një protestues.

    Në ditën kur në Tiranë po mbahen Samiti i BE-së, Syla tha se sot në Shqipëri ish dashtë me u përbi secili shqiptar, në pushtet e opozitë.

    Tutje, ai ka shkruar se ngjarje po duket shumë konspirative.

    Dhe në këtë ditë të madhe kur Tirana zgjedhet kryeqytet i BEs për 24h, kërcet boksi, në ftyrën e Sali Berishës. Për një tango budallaku këtu vynë dy veta, ose në këtë rast dy inatçor budallë. Njoni që me krye të ngritë çohet e organizon protesta, dhe tjetri që sun e ban e del me boksa me i la hesapet. Ta kqyrim, kush ishte sulmuesi. A ishte militant përnime, apo dikush që e kishte porositë vetë organizatorët e protestës. Ngjarja, përveç budallakut, po duket shumë konspirative”, ka shkruar ai, duke shtuar se sot secili shqiptar është dashur të durohet.

    Sot bile në Shqipëri ish dashtë me u përbi secili shqiptar, në pushtet e opozitë. Badihava Sali Berisha nuk është në listë të zezë amerikane… sja kemi pas borxh edhe këtë budallak te dy palëve”, ka shkruara Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark