Syla për deklaratën e presidentes: Shumë pak na intereson, ajo asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla për deklaratën e presidentes: Shumë pak na intereson, ajo asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e saj

    Insajderi
    06 August 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla, ka komentuar mbështetjen e Presidentes Vjosa Osmani për protestën e nesërme, duke thënë se qëndrimi i Presidencës “shumë pak na intereson”.

    Sipas tij, presidentja asnjëherë nuk ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale.

    “Ftesa ka qenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, qëndrimi i Presidencës, me thënë të drejtën, shumë pak na intereson. Presidentja asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale. Ajo asnjëherë nuk na ka kontaktuar e as vizituar; është tepër e parëndësishme se çka ka thënë presidentja”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark