Analisti Valon Syla tha se Qeveria Kurti, u mundua të “rrah gjyks”, për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh por thotë se “nuk ju dhezi”.
Ai tha se njëjtë vepruan edhe në rastin për dinarin.
“Kjo është një sukses të cilin qeveria e Kurtit mundohet të ja qet vetes sikur kredit. Rrehën gjyks por nuk ju dhezi, filluan me rreh gjyks por nuk ju dhezi. Njejtë kanë fillu edhe me dinarin, kur ju mëshuan boksa e shpulla diplomatike, thanë jo na por BQK-ja”, tha Syla.
“Një send është me rëndësi me cekë që kur bashkëpubnon Prokuroria, Policia dhe AKI-ja, zakonisht ato raste nuk dështojnë dhe është shume serioze”, tha Syla në Pressing sa i përket dy arrestimeve për spiunazh,