Analisti Valon Syla e ka kritikuar praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në stadiumin ku u zhvillua ndeshja futbollistike mes Shqipërisë dhe Kroacisë në Gjermani.
Sipas Sylës, kryeministri Kurti po përfshihet në këtë ngjarje vetëm për protagonizëm dhe se ai po bëhet kinse po i intereson futbolli.
“Ani qysh bohet Albin Kurti kishe po i intereson futbolli. Po ky anti-sportist është. Ky as s’ka mbrojtë se le mo me lujt futboll si fëmijë.
Vec pêr pak protagonizem e ka. Mu bo pjesë edhe ky dikun si Euro2024 ku shikueshmeria eshtë e madhe. Pse a ka me punu naj send në Kosovë a?”, ka shkruar Syla në Facebook.