Syla për marshin masiv në Prishtinë: Albin Rrenci a po e sheh që Liria ka Emër? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Syla për marshin masiv në Prishtinë: Albin Rrenci a po e sheh që Liria ka Emër?

    Insajderi
    02 April 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kësi tubimi masiv, civil e qytetar nuk ka pasur në Kosovë që nga viti 1989 e deri më sot më 2 prill 2023”, ka shkruar gazetari dhe opionisti Valon Syla në një reagim gjatë kohës së “Marshit për Drejtësi” në sheshin e Prishtinës ku qytetarë nga anekënd Kosova erdhën për t’i dalë në mbështetje, shkruan Insajderi.

    Syla thotë se përpos kërkesës për drejtësi nga Gjykata Speciale ndaj ish-Krerëve të UÇK-së, në këtë marsh pasqyrohet edhe pakënaqësie qytetare ndaj qeverisjes.

    “Në këtë tubim po ashtu përpos kërkesës për drejtësi për UÇK’në, Thaçin dhe Veseli…reflekton edhe pakënaqësinë kosovare ndaj ngjarjeve, qeverisjes së dobët dhe mashtrimeve”, ka shkrua Syla.

    “Liria ka Emër. Albin Rrenci apo e sheh? Vetëmenaxhoje tash”, përfundoi Valon Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark