×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla reagon ashpër pas incidentit në Aeroportin e Shkupit, kritikon sjelljen nga Maqedonia e Veriut

    Insajderi
    01 August 2024 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka reguar pas incidentit në Aeroportin e Shkupit, ku është tentuar që t’i kontrollohet canta dhe telefoni personal i presidentes Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.

    Syla kërkon nga shteti i Kosovës që të reagojë për këtë skandal të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

    Ai ka shtuar se incidente të tilla dhe sjellja dhe provikimi që sigurimi i aeroportit e ka bërë ndaj presidentes Osmani, nuk duhet të lejohen të bëhen as ndaj qytetarëve të thjeshtë.

    “Përpos që është incident i rëndë, mund të merret edhe si provokim. Cila është nevoja e shtetit maqedonas që t’i merret telefoni presidentes së Kosovës, as një qyetetari të rëndon nuk i merret, lërë më presidentes. Sigurisht që është provokim. Diplomacia e shteti i Kosovës duhet të reagojë shpejtë”, ka thënë Syla.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark