
Gazetari Valon Syla ka kritikuar ashpër rritjen e çmimeve të energjisë, duke thënë se rryma ka arritur të jetë më e shtrejtë se mishi.
Ai ka thënë se kjo situatë është pasojë e politikave të Qeverisë së Albin Kurtit dhe Martin Berishajt, të cilët, sipas tij, janë përgjegjës për rritjen drastike të çmimit të energjisë elektrike në vend.
“Rrymën e ka shtrejtu Qeveria e Albin Kurtit me Martin Berishën… Kilovati te na kushton njejtë sa në Bruksel, e rrogat i kemi ma të vogla se në Banglladesh”, shkroi ai në Facebook.
Ai ka shtuar se, përkundër kritikave të shumta ndaj institucioneve të tilla si KEDS dhe KEK, këto kompani nuk janë fajtorë për çmimet e larta, pasi çmimet e energjisë përcaktohen nga bordi politik i Vetëvendosjes, i cili është në përbërje me ZRRE-në.
Syla ka përmendur gjithashtu se qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime të larta për energji.
“Kemi me pagu shtrejtë Albin Kurtin qysh edhe veç po e paguajmë”.