Syla thotë se PDK dhe LDK marrin 52-55 deputetë: Kurti gjasat minimale ta krijojë qeverinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla thotë se PDK dhe LDK marrin 52-55 deputetë: Kurti gjasat minimale ta krijojë qeverinë

    Insajderi
    04 February 2025 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka parashikuar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë do t’i marrin 52 deri në 55 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Syla ka thënë se Kurti i ka gjasat minimale ta krijojë qeverinë vetë.

    “Albin Kurti gjasat për ta krijuar Qeverinë vet i ka minimale dhe duke i humbur aleatët brenda e jashtë vendit janë pothuajse të pamundura.

    PDK dhe LDK bashkë e kanë shumë të lehtë ta arrijnë Krijimin e Qeverisë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun me diku 52 deri në 55 deputetë si pritje realiste… sondazhet kryhen gjatë këtyre 2 ditëve në vijim… për dallim nga Vetëvendosje, opozita e ka përkrahjen edhe nga aleatë brenda dhe jashtë vendit”, tha ndër të tjera Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark