Syla tregon pse Albulena Haxhiu nuk e mbështetë Limajn: Hasmëri e vjetër mes familjeve, ka pasë viktima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla tregon pse Albulena Haxhiu nuk e mbështetë Limajn: Hasmëri e vjetër mes familjeve, ka pasë viktima

    Insajderi
    23 April 2025 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Valon Syla ka deklaruar se Albulena Haxhiu nuk e voton Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit (në rast se do të ishte në votim), për shkak të hasmërisë që ka familja e burrit të saj me familjen e Limajt.

    Ai tha se më parë kishte ndodhur një vrasje që ka pasur viktima dhe pikërisht “kjo është pse Haxhiu se voton Limajn”, tha Syla.

    “Është një hasmëri e vjetër mes dy familjeve në Malishevë, për çka Albulena nuk mundet me votu një person i cili dmth është në hasmëri me familjen e burrit të saj. Është një vrasje në Malishevë e din njerëzit po masi s’po folë kush është një hasmëri familjare ka pas viktima aty. Kjo është e vështirë për Albulenen që ta votojë Limajn. Kam informata që Albulena Haxhiu nuk e mbështet dhe nuk e voton Limajn, brenda grupit të VV-së me Albulenen janë edhe 2-3 tjerë, të cilët s’mundet me i kontrollu Kurti”, tha Syla në Pressing, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark