Sylë Hoxha tregon se a kishte presion për rastin e Radojçiqit: Njerëzit interesoheshin për të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sylë Hoxha tregon se a kishte presion për rastin e Radojçiqit: Njerëzit interesoheshin për të

    Insajderi
    02 October 2023 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë se ai ka qenë në një restorant në Prishtinë.

    Ai nuk ishte i sigurt nëse Radojçiq ka pasur urdhër-arrest atë kohë.

    Më tutje, Hoxha ka thënë se ka pasur njerëz që janë interesuar që Radojçiqit t’i largohet urdhër-arresti.

    Por nuk ka përmendur emra apo funksione, duke thënë se kanë qenë njerëz jashtë sistemit.

    ”Unë kam thënë që kam pasur njerëz që janë interesu, a ka mundësi me ia largu urdhër-arrestin, me u kthy ai në Kosovë. Kanë qenë njerëz jashtë sistemit dhe jashtë politikës. Ju kam thënë që këta janë çështje ligjore dhe nuk ka mundësi me u largu”, ka thënë ai.

    Milan Radojçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku u sulmua Policia e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark