Këshilli Prokurorial i Kosovës, sot e ka zyrtarizuar avancimin e kryeprokurorit të Prizrenit Sylë Hoxha në prokuror të Prokurorisë Speciale.
Sylë Hoxha është bërë zyrtarisht pjesë e Prokurorisë që po heton Adem Grabovcin dhe Njazi Kryeziu dy zyrtarë të lartë të PDK-së, afera e të cilëve ka qit në pah faktin se Sylë Hoxha është ngritur në maje të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë nga ndikimet politike.
Në serinë e tretë të përgjimeve “Dosja e Shefave” dëshmohet se kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha është zgjedhur nga PDK-ja.
Përveç Sylës, në këtë pozitë janë përzgjedhur edhe prokurorja Fikrie Krasniqi Fejzullahu, si dhe prokurorja Florije Salihu Shamolli.
Ndërsa dy kandidate të tjerë nuk i kanë plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e kësaj prokurorie. /Insajderi.com