×
  • Lajme
  • Lajme

    Sylejmani për sulmin në Zubin Potok: I kanë pasur në dispozicion të gjitha të dhënat dhe kanë goditur aty ku janë pikat më të dobëta

    Insajderi
    03 December 2024 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, tha se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë situata është përkeqësuar ndjeshëm.

    Ai deklaroi se nuk ka jave që nuk ka incidente të natyrës së rëndë dhe sipas tij kjo tregon se pas Banjskës, grupet kriminale kanë ndërruar mënyrën e veprimit.

    “Tjetër situatë ka qenë para rastit të Banjskës me incidente më të vogla, por pas rastit të Banjskës është në vazhdim një situatë e cila në mënyrë permanente paraqet rrezikshmëri me ndodhi të rasteve, sikurse rasti i shpërthimit. Nuk ka javë që nuk ka ndonjë incidente të natyrës së rëndë me shpërthime apo përmes formave të ndryshme. Për mua është konstant një terren, i cili kohë pas kohe, pas rastit të Banjës, edhe vetë situata dhe të involvuarit në atë rast e kanë ndërruar mënyrën e veprimet. Me grupe të vogla, godasin”, ka thënë Sylejmani në FIVE të Dukagjinit.

    Sylejmani paralajmëroi se këto grupe veprojnë me precizitet, duke goditur pikat më të dobëta të infrastrukturës – siç ishte rasti me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

    “Sikur që ka ndodh aty apo diku tjetër që ka ndodhë, apo zjarrvënie nuk kërkojnë shumë kohë. Pasi paraprakisht përgatitet mjeti i improvizuar apo i gatshëm dhe vendoset 10 minuta që i duhet.

    Ata kanë instruksione nga ata që kanë marrë në ndërtimin e asaj par shumë vjetëve. Dhe i kanë pasur në dispozicion të gjitha të dhënat dhe e kanë goditur aty ku janë pikat më të dobëta, në atë nivelin mbitokësor”, ka shtuar Sylejmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark