
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka prezantuar para deputetëve në Parlamentin e Kosovës, strategjinë e sigurisë së Kosovës duke thënë se kjo strategji do të provojë plane dhe dokumente që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe atë publike.
“Jam i nderuar që para jush të prezantojë Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, të dytën me radhë që nga shpallja e pavarësisë së republikës sonë, kjo është strategjia ombrellë, e sektorit të sigurisë, që njeh rreziqet dhe kërcimi dhe sfidat për sigurinë e Kosovës, njëkohësisht paraqet mundësinë dhe vizionin për të ardhmen tonë”, ka deklaruar Kurti para deputetëve.
Sipas tij, kjo strategji do të provojë plane dhe dokumente tjera që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe sigurinë publikë, mbrojtjen dhe diplomacinë, shkruan Insajderi.
Kurti më tej tha se për këtë strategji përveç bashkëpunimit me institucionet ka bashkëpunuar edhe me vendet e Qunintit dhe vendet tjera mike.
“Kjo strategji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë më të gjitha institucionet shtetrorë, ajo i është nënshtruar procesit të kosulltimit të jashtëm dhe brendshëm, përfshirë shtetet e Quinitit dhe vendet tjera mike, dhe poashtu akademikë”.
Kryeministri Kurti duke folur për këtë strategji njoftoi se është krijuar një grup punues për intensifikimin e punës për anëtarësim në NATO.
“Kemi themeluar një grup, punues me anëtar të nivelit të lartë, me qëllim të intensifikimit të punës për anëtarësim në NATO, për çka kemi gjetur një mirëkuptim shtesë nga vendet mike, ne synojmë anëtarësim sa më të shpejt në Partneritet për Paqe”.
“Njëkohësisht po punojmë për aplikimin e Kosovës për statusin kandidat dhe po zbatojmë, reformat e nevojshëm për të lehtësuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, tha më tej Kurti.