Synohet krijimi i shoqatës për vetëm ish-ushtarët nën moshën 18 vjeç - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Synohet krijimi i shoqatës për vetëm ish-ushtarët nën moshën 18 vjeç

    Insajderi
    13 August 2023 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ju bashkuan UÇK-së të rinj në moshë. Por, pas 23 vitesh, u takuan ish-ushtarët e UÇK-së të cilët iu bashkuan luftës nën moshën 18 vjeçare.

    E qëllimi i organizimit është krijimi i një shoqate për veteranët

    Drilon Temaj, tregon momentin kur ju bashkua UÇK-së.

    “Si ushtar i UÇK-së jam kyqë në moshën 16 vjeçare. Datëlindjen e 17-të e kam festu në UÇK, si pjesëtar i UÇK-së, si ushtar i ri në Brigadën 112 ‘’Arben Halili’’. Kam marrë pjesë me gjithë babë, e kam babën invalid të luftës”, thotë ai.

    Secili nga ta, në kohën e luftës kapën pushkën ani pse ishin të mitur.

    Momente të asaj kohe, ata i kujtuan edhe përmes këngës.

    Nga Prekazi legjendar, shokëve iu bashkuan edhe tre kushërinj të komandantit, Adem Jasharit.

    Esati i cili luftoi krah për krah me Adem Jasharin, thotë se në të ardhmen këtij organizimi do t’i bashkohen ish-ushtarë nga e gjithë Kosova.

    “Ky takim është njëherë vetëm për Drenicën por ky do të vazhdojë në nivel qendror në të gjithë Kosovën”, thotë ai për Tëvë1.

    Ndërsa qëllimi i këtij takimi është krejt i veçantë.

    “Do të iniciojmë këtë qëllim që të kemi si formë klubi, si formë shoqate e cila do t’i mbajë nën ombrellë vetëm ata që ishin pjesë e luftës vërtetë dhe nën moshën 18 vjeç”, tregon Agron Kajtazi, organizator i takimit.

    Takimi i veteranëve më të rinj në Kosovë u mbajt për herë të parë nga përfundimi i luftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark