Barcelona ka fituar El Clasicon e parë të sezonit 2024/25 ndaj Real Madridit me rezultat të thellë 0-4.
Robert Lewandowski me dy gola si dhe Lamine Yamal e Raphinha me nga një i sollën tri pikët Barcelonës në Santiago Bernabeu.
Pas fitores, ekipi blaugranas pati festë të madhe në zhveshtoret e tyre. Ata madje ndanë edhe pamje prej atje.
Kamerat kanë kapur një moment qesharak. Në zhveshtore është parë portieri i ri i Barcelonës, Wojciech Szczęsny, duke ndezur cigare.
Ai më herët e ka pranuar që pi duhan, mirëpo që s’i ndikon në paraqitjet e tij. /Insajderi.org/
🎥 Wojciech Szczęsny had to blow a cigarette in the locker room after El Classico😅
pic.twitter.com/J3rcz2Xy7g— CuléConnection (@culeconHQ) October 27, 2024