Në një takim lamtumire me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, theksoi rëndësinë e përshpejtimit të reformave për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai vuri në dukje përparimet e bëra deri tani, por theksoi se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të arritur objektivat e vendit, shkruan Gazeta Insajderi.
Szunyog gjithashtu shprehu mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve kosovare dhe BE-së.
“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog në platformën ‘X’. /Insajderi.org/