"Tё bashkuar kundër dhunës" - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    “Tё bashkuar kundër dhunës”

    Insajderi
    12 April 2017 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reagime dhe shprehje solidariteti pas shpërthimeve ndaj autobusit tё ekipit tё Borussia Dortmundit.

    Tre shpërthime, njё futbollist i plagosur dhe njё mbrëmje futbolli e dështuar: lёndёt shpërthyese pran autobusit tё Borusia Dortmund (BVB)tronditën jo vetëm botën e sportit – Borussia Dortmund po përjeton një valë shprehjeje tё solidaritetit dhe mbështetje nga e gjithë bota.

    Bota e futbollit ёshtё e shokuar: sërish shpёrthejnё bomba nё prag tё njё ndeshjeje futbolli.

    Tri lёndё shpërthyese plasën nё afërsi tё autobusit tё Borussia Dortmund, qё mbrëmjen e sё martës udhëtonte pёr nё ndeshjen e kthimit nё vend ndaj MS Monaco nё kuadër tё Ligёs sё Kampioneve.

    Mbrojtёsi Mesfushor Mark Barta u dёrgua nё spital me plagosje tё rёndё nё dorё, ku edhe e kanё operuar ndёrkohё. Lojtarët e tjerё shpёtuan pa u plagosur. Ndeshja u anulua dhe do tё zhvillohet tё mёrkurёn nё mbrёmje.

    Kjo ngjarje tё kujton sulmet terroriste nё Paris mё 13 nёntor 2015, ku pёr shkak tё paralajmёrimeve nga terrori u anulua ndeshja Gjermani-Holandё, qё u zhvillua pas disa ditёsh, njofton agjencia gjermane e shtypit, DPA duke iu referuar qarqeve tё sigurisё.

    Hetuesit mendojnё, megjithatë, se mund tё kemi tё bёjmё me njё sulm “tё qёllimshёm  ndaj BVB”, sikurse u shpreh presidenti i policisë sё Dortmundit nё njё konferencё shtypi.

    Futbolli sёrish konfrontohet me dhunën, qё tё shtang. Brenda pas minutash pasi u përhap lajmi pёr shpërthimin, mijёra shprehje solidariteti u bёnё publike, kryesisht pёrmes rrjeteve sociale.

    Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière shkruan: “Mendimet e mia bashkohen me ekipin. Tani ёshtё e rёndёsishme tё zbardhen shkaqet. Shpresoj, qё nesër futbolli sёrish do tё jetё nё qendёr tё vёmendjes.”

    Gerald Asamoah (ish-profesionist i ekipit Schalke)ne reagimin e tij shkruan: “E paimagjinueshme. Nё kёto momemnte futbolli dhe ne tё gjithё duhet tё bashkohemi. Get ëell soon.”

    Carlo Ancelotti (FC Bajern i Mynihut): “Keni tё gjithё mbёshtetjen tonё pёr BVB dhe dёshirёn pёr njё shёrim sa mё tё shpejtё pёr Marc Bartra.”

    Njё gjest tё madh bёnё tifozёt e AS Monaco, qё pasi mёsuan pёr shpёrthimet, brohoritёn nё stadium “Dortmund, Dortmund”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark