Ta ndalojmë “tkurrjen” e Trustit! - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Ta ndalojmë “tkurrjen” e Trustit!

    Insajderi
    24 March 2023 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Nehat Devolli

    Sot, pas disa lajmeve të publikuara në media për mos zgjedhjen e Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trustit) dhe rrjedhimisht të paralizimit të këtij institucioni, për kuriozitet hyra në llogarinë time ne Trust dhe pashë se fitimet – brenda 15 muajve të fundit – dukshëm kishin rënë.  Në fund të vitit 2021, fitimet ishin 20 për qind; në fund të 2022, fitimet ishin 13,8 për qind; ndërsa, sot, ato kanë rënë në 11,9 për qind (shih ilustrimin më poshtë).

    Nëse shtojmë edhe inflacionin që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe – i cili sipas të gjitha parametrave është rreth 20 për qind – atëherë mund të themi se është ulur ndjeshëm vlera e kursimeve tona në Trust.

    Pra, në vend që ky institucion të funksionalizohet në kohë dhe të kryejë detyrën e vet të përcaktuar me ligj, duke e menaxhuar si duhet dhe duke e rritur – të paktën minimalisht – vlerën e mjeteve te Trustit, në një kohë shumë delikate të zhvillimeve ndërkombëtare ai lihet jofunksional, duke i zhvlerësuar dhe rrezikuar në mënyrë të pamatur kursimet tona të pleqërisë.

    Një trajtim i tillë i parave të kontribuuesve të Trustit, pa asnjë arsyetim nga vendimmarrësit, është jo vetëm joprofesional, por edhe amoral.

    Prandaj, para se të “tkurret” edhe më shumë Trusti, krahas zgjedhjes së shpejtë të Bordit dhe investimeve më të kujdesshme të mjeteve të Trustit në tregjet ndërkombëtare (tashmë të paqëndrueshme), do të ishte mirë të gjenden format që një pjesë e këtyre mjeteve – prej rreth 2.5 miliardë eurove – t’i investojmë në Kosovë përmes sistemit tonë bankar i cili lirisht mund të themi se është shumë më i sofistikuar dhe më i sigurt se në shumë vende ku investohen këto mjete.

    Reklama

    Me këtë, përveç uljes së interesave të kredive, do t’i jepnim shtysë ekonomisë së vendit tonë që ka nevojë për investime në fusha të ndryshme për të krijuar vende të reja pune.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark